Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për drejtimin demokratik të Kosovës Lajme Gazeta Express 07/05/2026 23:22 Një nga udhëheqësit e PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar një video-mesazh në Facebook, ku zgjedhjet e 7 qershorit i ka cilësuar si një moment përcaktues për drejtimin politik dhe ideologjik të Kosovës. Duke e lidhur simbolikisht 7 majin e vitit 1945 me fundin e ideologjive që sollën izolim dhe përçarje në Evropë, Hoxhaj tha se edhe Kosova ndodhet sot përballë një zgjedhjeje të rëndësishme për të ardhmen e saj politike dhe shtetërore. “Edhe me 7 qershor, Kosova ka përballë një zgjedhje shumë të rëndësishme, përcaktuese të saj rreth drejtimit ideologjik të shtetit të Kosovës.
Kjo do të jetë një garë në mes të dy modeleve, në mes të modelit populist, centralist, që e