Trump i jep BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare ose do të përballet me tarifa “shumë më të larta”

Bashkimi Evropian ka afat deri më 4 korrik për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e tij tregtare me Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me “tarifa shumë më të larta”. Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Njoftimi, i cili vjen mes tensioneve në rritje midis BE-së dhe SHBA-së, shtyn një kërcënim të bërë nga Trump të premten e kaluar kur tha se tarifat për makinat e prodhuara në BE do të rriteshin nga 15% në 25% diku këtë javë.

“Kam pritur me durim që BE të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes historike tregtare që ramë dakord në Turnberry, Skoci, marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë! U bë një premtim se BE do të z

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *