Arabia Saudite dhe Kuvajti kanë hequr kufizimet për përdorimin nga Shtetet e Bashkuara të bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore në operacionet rreth Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që mund të shënojë rikthimin e misionit amerikan për mbrojtjen e transportit tregtar në rajon. Sipas raportimit të Wall Street Journal , ky vendim largon një nga pengesat kryesore për rifillimin e operacionit “Project Freedom”, i cili ishte pezulluar vetëm pak kohë pasi kishte nisur. Operacioni mbështetej në masë të madhe te infrastruktura ushtarake saudite dhe kuvajtiane, për shkak të pranisë së madhe të aeroplanëve amerikanë që siguronin ankorimin e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Lufta në Iran dhe Ngushtica e Hormuzit – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete