Roli i burrit gjatë shtatzënisë dhe lindjes ka ndryshuar dukshëm ndër vite. Nëse dikur bashkëshorti priste jashtë maternitetit lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës, sot ai është bërë pjesë aktive e gjithë procesit – nga kontrollet rutinore deri te momenti i lindjes. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , gjinekologu Sebajdin Gjini tha se qasja moderne ndaj shtatzënisë e sheh burrin si mbështetje të rëndësishme emocionale dhe psikologjike për gruan.
Sipas tij, tashmë në shumë raste bashkëshortët marrin pjesë në vizitat gjinekologjike dhe madje kanë të drejtë të jenë prezent edhe gjatë aktit të lindjes. “Pjesëmarrja e tij është shumë e vlefshme në aspektin psikik dhe emocional të gruas. Jep mbështetje, jep kurajo dhe minimizon ankthin gjatë procesit të