Nëse “rrëshqitni” me qellim – ju pret litari

Ekspedita me mijëra tregtarë e zejtarë të cilën e dërgoi në terren vetë Sulltani, kishte marrë një këshillë: “Mos “rrëshqitni” diku me qellim”. Kishte kaluar gati një vit dhe Tokmaku me shokë po vazhdonte zanatin e vjetër. Megjithatë asnjëherë nuk kishte fjetur i qetë duke menduar se Padishahu mund ti thërras serish e ti provojë me diçka të pa imagjinuar.

Kjo, për Tokmakun, kishte mbetur akoma enigmë. Edhe Sulltani edhe zanatlinjtë me nofka të çuditshme nuk i besonin fare njeri tjetrit. Kontrabanda e tyre nuk po ndalej.

Ama Sulltani i ri kishte denoncimin jo vetëm të zejtarët kontrabandistë, por ai donte të zbulonte burimin e vërtetë. Nuk e kishin filluar këtë veprimtari të parët zejtaret, por ata me uniforma e grada të larta. Sulltani, fundi i fundit donte të godiste kontrabandën nga koka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *