“Disa të huaj ia duan të keqen Serbisë”, Vuçiq sulmon dhe refuzon të flasë për Marta Kosin

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar gjatë një vizite në Shid se ka ndërprerë komunikimin me disa të huaj që, sipas tij, nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë. Në këtë kontekst ai përmendi edhe komisioneren e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos. “Shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos.

Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiq, raporton nova.rs. I pyetur nga të pranishmit nëse si president i Serbisë duhet të zhvillojë komunikim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Vuçiq u përgjigj me ironi, duke përshkruar një bisedë të mundshme me komisioneren Kos dhe duke shtuar se ka arsye personale për qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se për Serbinë është e rëndësishme që të mbetet në rrugën evropiane.

Në vazhdim, Vuçiq komentoi edhe aktivitetet për Ditën e Evropës të mbajtura në Shtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *