Gashi sërish kandidat për deputet: Më 7 Qershor së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës, na priftë e mbara Lajme Gazeta Express 10/05/2026 11:05 Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se do të kandidojë sërish për deputet. Ai tha se kështu propozoi dega e LDK-së në Pejë dhe një degë e partisë në Prishtinë. “Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Gashi në një postim në Facebook.
Gashi garantoi se do të vazhdojë “në mbrojtje të vlerave politike, të sistemit demokratik”. “Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të si