Milo: LVV duhej të bënte kompromis për zgjedhjen e presidentit, s’ka garanci as pas zgjedhjeve

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo u shpreh kritik ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak se partitë politike nuk arritën dakordësi për të zgjedhur Presidentin e ri. Në një intervistë për News24, ai theksoi se partitë politike janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme përballë votuesve të tyre, duke e drejtuar gishtin tek të gjitha palët. Kritik u shpreh edhe ndaj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se, si partia me shumicën, duhet të bënte kompromis.

“Po sillen si aktorë të papërgjegjshëm në një moment shumë delikat për vetë Kosovën. Nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe që klasa politike ka arritur në këtë nivel sa të mos përfaqësojë as minimumin e ndërgjegjes politike për të gjithë ata shqiptarë që i

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *