Xheneta Fetahu ishte e ftuar së fundmi në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ndau detaje nga jeta e saj përpara famës dhe eksperiencat që ka kaluar para se të bëhej pjesë e ekranit. Ajo foli hapur për periudhën kur jetonte dhe punonte në Suedi, punët që ka bërë ndër vite si dhe mënyrën se si ato eksperienca kanë ndikuar në formimin e saj personal dhe profesional. Screenshot/YouTube Pjesë nga intervista: Dua të di se si ishe ti para dy vitesh, para se ti të hyje në botën e ekranit, para se të ishe një personazh publik?
“Nëse flasim për jetën në Kosovë nuk është se kam patur punë, jam zgjuar herët, kam takuar shoqet, kemi dalë për kafe, drekë dhe darkë. Por nëse flasim për jetën në Suedi, kam shkuar te hoteli ku kam punuar dhe jeta ka vazhduar njësoj. Nëse është një ditë pushi