U pyet nëse do ta veshte fanellën e West Hamit të dielën, Guardiola me përgjigje epike Futboll Gazeta Express 09/05/2026 10:20 Pep Guardiola u përgjigj me sarkazmën e tij karakteristike pasi u pyet nëse do të vishte një fanellë të West Ham Unitedit për t’i mbështetur kundër Arsenalit të dielën. Trajneri i Manchester Cityt këmbënguli se fokusi i tij mbetet plotësisht te ndeshja e skuadrës së tij kundër Brentfordit. Gara për titullin në Premierligë po hyn në fazën vendimtare, me Manchester Cityn që po ndjek liderin Arsenalin.
Skuadra e Guardiolës ndodhet pesë pikë prapa, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila mund të ndryshojë ekuilibrin në javët e fundit të sezonit. Vëmendja është kthyer edhe te udhëtimi i ardhshëm i Arsenalit për t’u përballur me West Hamin, me rivalët që shpresojn