Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës t’i bashkohen listës së PDK-së. Hamza, përmes një video-adresimi, u shpreh se Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të mirë dhe të përgatitur për të punuar për shtetin. “Në Partinë Demokratike të Kosovës, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike.
Por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot”, ka thënë kreu i PDK-së. “Nëse besoni se mund të kontribuoni për Kosovën, koha është tani.
Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Koha që profesionistët të mos heshtin më. Koha që Kosova të bashkojë dijen, p