Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, sot mori pjesë në aksionin ekologjik “Fundjava e Pastrimit”, që tradicionalisht bashkon qytetarë, institucione dhe sektorin privat në një aksion të përbashkët për pastrimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit. Në deklaratën e tij, ministri Hoxha theksoi se vazhdimësia e kësaj iniciative tregon se, kur ekziston vullnet i përbashkët, rezultatet janë të dukshme dhe konkrete. “Ministria e Mjedisit Jetësor gjithmonë do t’i mbështesë iniciativat e këtilla, dhe në këtë mënyrë gjithë së bashku ndërtojmë vetëdijen se kujdesi për mjedisin duhet të bëhet shprehi e përditshme për të gjithë”, theksoi Hoxha.
Hoxha shtoi se paralelisht me aksione të tilla, Ministria është e fokusuar në zgjidhje sistemor