Moderatori i njohur amerikan Ryan Seacrest (51) ka nxitur shqetësim dhe shumë diskutime në rrjete sociale pas një paraqitjeje të fundit publike në Los Angeles, ku disa fansa thanë se ai dukej “pothuajse i panjohshëm”. Seacrest mori pjesë në Taste For A Cure Gala, ngjarja e nëntë vjetore bamirëse në mbështetje të Jonsson Cancer Center Foundation në UCLA. Pas publikimit të fotografive dhe videove nga eventi, në rrjet u shfaqën komente të shumta që vinin në pah ndryshime në pamjen e tij, përfshirë atë që disa e quajtën “fytyrë e re”, si dhe humbje të dukshme peshe.
Në reagimet online, disa përdorues shkruanin: “Çfarë i ndodhi fytyrës?”, ndërsa të tjerë spekulonin për ndërhyrje estetike, duke pyetur nëse ai kishte bërë “lifting të syve” apo edhe “lifting të plotë”. Kishte edhe komente kritike