Ulutas në Beograd për takim me shefin e ushtrisë serbe, KFOR thotë se pati diskutim produktiv – detaje Lajme Gazeta Express 08/05/2026 23:01 Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka takuar në Beograd shefin e ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq. Kështu ka bërë të ditur vetë KFOR, nga ku shtohet se, Ulutas e Mojsiloviq, kanë zhvilluar një ‘’diskutim produktiv’’ mbi një sërë çështjesh. Tutje, shtohet edhe se, takimi është pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe, për ruajtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.
Postimi: Sot (8 maj 2026), Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović. Ata zhv