Mourinho ka 10 kërkesa drejtuar Realit, derisa janë hapur bisedimet mes palëve Futboll Gazeta Express 08/05/2026 23:00 Real Madridi ka zhvilluar bisedime për rikthimin e Jose Mourinhos në klub, por trajneri portugez do të rikthehet vetëm nëse plotësohen dy kërkesa madhore të tij. “Los Blancos” u ndanë me Xabi Alonson vetëm disa muaj pasi e emëruan në “Bernabeu” dhe e zëvendësuan me një tjetër ish-lojtar, Alvaro Arbeloa, i cili u promovua nga ekipi B i klubit. Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit nën drejtimin e Arbeloas, me Real Madridin që pritet ta mbyllë sezonin pa një trofe madhor për të dytin vit radhazi.
Barcelona mund ta fitojë La Ligën nëse triumfon në “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndërsa periudha e fundit te Real Madridi ka qenë kaotike, me përleshje, tension