Ramadani, Kolgeci e Kuqi – Dega e LDK’së në Suharekë njofton se ka propozuar kandidatët për deputetë

Ramadani, Kolgeci e Kuqi – Dega e LDK’së në Suharekë njofton se ka propozuar kandidatët për deputetë Lajme Gazeta Express 08/05/2026 22:49 Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Suharekë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka propozuar tre kandidatë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Emrat e bërë të ditur nga kjo degë janë Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci e Blerim Kuqi, përcjell Gazeta Express. Postimi: Dega e LDK-së në Therandë, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të propozojë tre kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit: 1 Nexhat Ramadani 2 Selman Kolgeci 3 Blerim Kuqi Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë!

Topics: #dega #ramadani #kolgeci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *