Deklarata e Pavarësisë në tokë e pas kauçit, reagon Dimal Basha: Jemi në proces të bartjes në objekt të ri, zyrtarët do ta varin në mur Lajme Gazeta Express 09/05/2026 10:09 Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka dalë me sqarim pas reagimeve për lënien në tokë të Deklaratës së Pavarësisë në këtë Ministri. Reagimet erdhën pasi ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, publikoi një fotografi me Bashëm e ku në sfond shihet Deklarata e Pavarësisë e lënë në tokë pas kauçit. Por, Basha tha se janë në proces të bartjes e sistemimit në objekt të ri të Ministrisë dhe se aktualisht po funksionojnë me kushte të përkohshme.
“Sa i përket lajmit për vendndodhjen e Deklaratës së Pavarësisë, dua ta sqaroj për opinionin publik se aktualisht jemi në proces të bartjes, sistemimit dhe inv