“Do ta riktheja Xabi Alonson”, legjenda e Real Madridit injoron Mourinhon në debatin për trajnerin

A duhet ta marrë sërish Xabi Alonso drejtimin e Real Madridit? Një nga legjendat e klubit me siguri mendon kështu, duke e quajtur spanjollin “trajnerin e përsosur”. Një nga pyetjet më intriguese në ditët në vijim pritet të jetë se kush do ta drejtojë sezonin e ardhshëm skuadrën “kaotike” të Real Madridit.

Nëse duhen besuar raportimet e mediave, Jose Mourinho aktualisht është kandidati kryesor për këtë post. Megjithatë, legjenda e Realit, Iker Casillas, nuk është i entuziazmuar për një rikthim të trajnerit portugez, i cili e drejtoi “Los Blancos” nga viti 2010 deri në 2013, dhe ka befasuar të gjithë duke mbështetur favoritit e tij, të cilin e quan “trajnerin e përsosur” për Madridin. Në një event të Movistar+ në Plaça Catalunya të Barcelonës, përpara El Clasicos, ish-kapiteni i Real Madridi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *