Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të diskutohet për bashkëpunimi me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit. Mbledhja mbahet në ora12:00. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë paralajmëroi mbajtjen e kësaj mbledhjeje.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë kishte bërë të ditur se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por që më shumë rreth këtij bashkëpunimi do të flasë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm. “I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abd