Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku u vendos që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për presidente dhe bartëse e listës. Hoti që nuk mori pjesë në këtë mbledhje tha se emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor. “Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për Deputet.
Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së. LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci,