Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me rrjedhjet e informacionit nga dhoma e zhveshjes. Arbeloa ka dhënë konferencën për shtyp më të pritur që nga marrja e detyrës. Dhe kjo nuk është për shkak të El Clasicos ndaj Barcelonës.
Trajneri spanjoll foli pa hezitim për incidentin e rëndë midis Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouameni, me dy mesfushorët që u përplasën për dy ditë radhazi në stërvitje, ku uruguaiani mbeti edhe i gjakosur kur zënka eskaloi në përplasje fizike. Arbeloa flet për rrahjen mes Valverdes dhe Tchouamenit – zbulon kush ishte fajtor Ai nuk e justifikon veprimin e tyre, por e bën të qartë se të gjithë bëjnë gabime, duke përmendur Juaniton si shembull. Ajo që e ka lënduar më shumë, thotë trajneri, është se gjithçka u zbulua nga di