Po e dini për kë e kam fjalën? Një hajn, pasi kishte vjedhur një dyqan, u fut në turmë. Të gjithë po thërrisnin “Kapeni hajnin!” Ai ishte më i zëshmi.
Kush? Ai, de … Dyqani, në këtë rast, është populli, e për hajnin ka debate publike. Hapeni cilindo medium dhe bëni tifozin.
Pastaj votoni në zgjedhjet e radhës. Kësaj radhe do të votohet për kuorum, jo për shumicën parlamentare. Nejse… Edhe kryeministri aktual, me 16 euro në xhep, po akuzohet se ka vjedhur.
Kur e thonë “të gjithë”, diçka duhet të ketë. Po e thonë njerëz me moral si liderët e opozitës, deputetë, intelektualë të varur e të pavarur. Ka vjedhur pra, as mos e diskuto.
Pyetja shtrohet jo nëse vodhi, por çfarë. Çfarë vodhi ai? Të ketë mbetur gjë për t’u vjedhur?
Çfarë kishte për t’u vjedhur, ishte vjedhur më herët. U qu