Osmani prezanton pjesë të ekipit Besim Kodrën: Do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët Lajme Gazeta Express 10/05/2026 14:07 Kandidatja për presidente të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka prezantuar në ekipin e saj Besim Kodrën. Osmani tha se për më shumë se një dekadë, Kodra ka qenë pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, aty ku njerëzit kanë pasur nevojë për ndihmë. Për të Osmani tha se do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët.
Postimi i plotë: Kosovës i duhen njerëz që punojnë për kauza që shkojnë përtej vetvetes. Njerëz që i bashkohen një rrugëtimi politik vetëm e vetëm për të shërbyer, ashtu siç po bën prej vitesh Besim Kodra. Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, aty ku njerëzit kanë pasur nevojë për ndihmë, dinjitet, mbështet