Jose Mourinho vazhdon të përmendet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit para sezonit 2026/27, por trajneri portugez këmbëngul se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me klubin spanjoll. Duke folur para ndeshjes së Benficas ndaj Sporting Bragës, Mourinho ishte i prerë në qëndrimin e tij, duke sqaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë qasje nga drejtuesit e Realit. “Dua ta sqaroj një gjë.
Në futboll, nuk janë profesionistët ata që kanë interes të largohen apo të qëndrojnë. Kur ndodh diçka, janë klubet ato që tregojnë interes dhe e nisin ose jo procesin e nënshkrimit të njerëzve që duan”. “Njerëzit vazhdojnë të flasin për Real Madridin dhe unë vazhdoj ta shmang temën me sinqeritet.
Nuk kam pasur asnjë kontakt me presidentin apo me ndonjë zyrtar tjetër të klubit”, deklaroi ai