Erling Haaland ka deklaruar se Manchester City po e menaxhon garën për titull në Lig ën Premier duke e marrë situatën ndeshje pas ndeshjeje, ndërsa vazhdon ndjekjen ndaj Arsenal. Sulmuesi norvegjez foli pas fitores 3-0 ndaj Brentford, takim në të cilin kontribuoi me një gol dhe një asist. “Është një ndjesi e mirë të fitosh 3-0”, tha Haaland pas ndeshjes.
“Thjesht na mungoi goditja e fundit drejt portës. Krijuam shumë raste dhe nuk e finalizuam aksionin e fundit pas shumë krosimeve.” Ai vlerësoi edhe paraqitjen e kundërshtarit, duke theksuar vështirësinë e çdo përballjeje në elitën angleze. “Brentford u mbrojt mirë.
Ata janë një ekip i mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në Premier League, kështu që jemi të lumtur.” Sa i përket garës për titull, Haaland insistoi se skuadra nuk po mendon shumë lar