Mbappe nuk do të luajë në “El Clasicon” e sontme Futboll Gazeta Express 10/05/2026 18:00 Real Madridi duhet të mposhtë Barcelonën në përballjen e së dielës në “El Clásico” në “Spotify Camp Nou” nëse dëshiron ta mbajë gjallë garën për titullin e La Ligës edhe për një javë tjetër. Megjithatë, detyra nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi madrilenët do të mungojnë me disa lojtarë kyç. Tashmë ishte konfirmuar se Federico Valverde nuk do të jetë i gatshëm pas tronditjes cerebrale që pësoi në përplasjen gjatë stërvitjes me Aurélien Tchouaménin, ndërsa edhe Dani Carvajali, Éder Militão dhe Arda Güleri mungojnë për shkak dëmtimesh.
Kësaj liste i është shtuar tani edhe Kylian Mbappé, i cili ka mbetur jashtë skuadrës së Real Madridit që udhëton drejt Katalonjës. Mbappé pritej të kishte disa minuta në “E