Gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë përfunduar në pranga të policisë pasi kanë ushtruar dhunë në familje. Nga MPB njoftojnë se ndaj tyre do të merren masat e duhura ligjore. Njoftimi i MPB-së: Më 09.05.2026, në orën 22:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.S.
(49) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar nënën e tij. Më 09.05.2026, në orën 15:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.S. (34) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Më 09.05.2026, në orën 17:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (40), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 10:00, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, i ka bërë kërcënime nënës së tij 68-vjeçare, pavarësisht Aktvendimit t