Jose Mourinho flet për thashethemet rreth Realit: Vazhdoj t’iu shmangem atyre Futboll Gazeta Express 10/05/2026 17:40 Javët e fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm të José Mourinhos te Real Madridi si trajner. Portugezi, i cili aktualisht drejton Benficën, ka gjasa të mëdha të rikthehet në “Bernabéu” 13 vite pas periudhës së tij të parë në krye të “Los Blancos”. Mourinho ka mundësinë të largohet nga kontrata me Benficën në fund të sezonit, gjë që e bën të realizueshëm rikthimin te Real Madridi.
Megjithatë, ai e ka bërë shumë të qartë se nuk ka ndodhur asgjë që nga momenti kur javën e kaluar mohoi bisedimet me ish-klubin e tij, me deklaratat e fundit të publikuara nga “Marca”. “Ka diçka që dua ta theksoj: në botën e futbollit nuk janë profesionistët ata që interesohen pë