Brikena Selmani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhjen me Mateo Borrin e gjithçka rreth tyre. “Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha ajo.
“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen, apo vishesh, unë kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, shtoi Brikena. Brikena Selmani Foto: YouTube Brikena ka treguar edhe për raportin e dashurisë me Mateon, që tashmë po e shijojnë jashtë shtëpisë.
“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpres