“Fushatë manipuluese”, LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e saj për, siç e quan, një “sulm të organizuar kibernetik” dhe një “fushatë të koordinuar të manipulimit digjital” që, sipas partisë, është drejtuar ndaj komunikimit publik të Kryetarit të LDK-së dhe thirrjes së tij për “Tubimin e Bashkimit”. Sipas LDK-së, brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në platformat sociale, me synimin për të deformuar perceptimin publik, për të ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar një atmosferë të rreme refuzimi dhe polarizimi. LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm se, sipas saj, manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të jenë ndër strategjitë kryesore në fus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *