Ish-partnerja e Jake Hall dhe nëna e vajzës së tij, Misse Beqiri, ka ndarë një reagim prekës pas vdekjes tragjike të ish-yllit të “TOWIE”. Përmes një deklarate për Mirror, përfaqësuesit e saj thanë se në këtë moment Misse është e përqendruar te mbështetja dhe mbrojtja e fëmijës së tyre, teksa po përballen me këtë humbje të rëndë, duke kërkuar privatësi, dhembshuri dhe respekt gjatë kësaj kohe. Më pas, Misse reagoi edhe në rrjete sociale me një dedikim emocional për Jake Hall, ku shkroi se ai “nuk duhej të largohej” dhe se zemra e saj është e thyer, njësoj si e vajzës së tyre, River.
Foto: Instagram Ajo e përshkroi si një njeri që “ndriçonte çdo dhomë” me buzëqeshjen, hijeshinë dhe energjinë e tij, duke shtuar se e kishte dashur që në momentin e parë që e pa. Misse theksoi se së bashku krij