Real Madrid do të ketë një kapiten të pazakontë sonte në përballjen ndaj Barcelonës në Camp Nou. Me mungesën e Dani Carvajal dhe Federico Valverde, shiriti i kapitenit do t’i besohet Vinícius Junior. Braziliani e merr këtë rol në një nga momentet më të ndërlikuara të sezonit për madrilenët.
Sipas hierarkisë së skuadrës, ai është lojtari me më shumë vjetërsi nga futbollistët e disponueshëm, pasi firmosi me klubin më 12 korrik 2018, vetëm disa ditë përpara Thibaut Courtois. Atmosfera në klub nuk është aspak e qetë. Përplasja e raportuar gjatë javës mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni ka rikthyer diskutimet mbi mungesën e një figure autoritare në dhomën e zhveshjes, duke ngritur pikëpyetje rreth lidershipit aktual te Real Madridi.
I pyetur nëse klubi mund të rishikojë strukturën e k