Juventusi rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, i ofron kontratë dyvjeçare

Juventus raportohet se po shtyn fort për transferimin e Bernardo Silvës, me mesfushorin portugez që mund të jetë një nga goditjet më të bujshme të verës në Serie A. Sipas gazetarit Nicolo Schira, 31-vjeçari është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” për repartin e mesfushës në afatin e ardhshëm kalimtar. Raporti shton se Juventusi po përpiqet ta bindë Silvën dhe i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2028, me opsion vazhdimi edhe për 2029, si dhe një paketë të lartë pagash.

Për shërbimet e tij interesim thuhet se kanë shfaqur edhe disa klube të tjera. Vlen të theksohet se Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë në qershor, çka e bën edhe më tërheqëse garën për firmën e tij. Në sezonin aktual, Silva ka zhvilluar 49 ndeshje me Cityn, duke shënuar tri gola dhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *