Benedict Cumberbatch është përfshirë në një debat të ashpër dhjetëminutësh me një çiklist në Londër, pasi dyshohet se kaloi me semafor të kuq me biçikletën e tij elektrike. Aktori 49-vjeçar, i njohur për rolin e tij në “Sherlock”, u përball me çiklistin tjetër në një incident që ndodhi rreth orës 17:30 të martën, sipas dëshmitarëve. Një video e publikuar tregon një burrë që e quan Cumberbatch të hutuar dhe i bërtet se po gënjen, ndërsa aktori i përgjigjet duke thënë se është ofenduar verbalisht gjatë përplasjes, shkruan DailyMail.
Sipas dëshmitarëve, një çiklist i tretë kishte ndjekur Cumberbatch pasi dyshohet se ai kishte kaluar një semafor të kuq në korsinë e biçikletave. Debati më pas u përshkallëzua në rrugë, ku të dy palët shkëmbyen akuza të ndërsjella për shkelje rregullash dhe sjell