Edhe 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit – sonte mbyllet afati për aplikim të subjekteve të reja politike Lajme Gazeta Express 10/05/2026 19:30 Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se përveç 22 partive politike dhe 3 koalicioneve që më herët kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, edhe 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, pritet të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, më 10 maj, në orën 24:00 do të përmbyllet periudha për subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, për të dorëzuar aplikimin online për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Express se “deri rreth orë
Edhe 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit – sonte mbyllet afati për aplikim të subjekteve të reja politike