BE-ja konfirmon pranimin e kërkesës së Haxhiut për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, lidhur me dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor 2026. Pas pyetjeve të dërguara nga Telegrafi, një zyrtar i Komisionit Evropian konfirmoi se kërkesa është pranuar dhe po shqyrtohet. “Konfirmojmë se e kemi pranuar kërkesën nga Presidentja në detyrë.

Jemi duke e shqyrtuar dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin. Më herët gjatë, Presidenca e Kosovës kishte bërë të ditur se Haxhiu i ka dërguar letër kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Sipas Presidencës, p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *