Kur Kastriot Imeri u shfaq në stërvitjen e parë te FC Thun verën e kaluar, me çantë Louis Vuitton dhe veshje të veçanta, u vërejt menjëherë kontrasti me imazhin e Thunit – një klub që krenohet me thjeshtësinë dhe “tokësoren” e Bernës. Por në fund, ky transferim doli goditje në shenjë, pasi Imeri po e bën sezonin e tij më të mirë pas një kohe të gjatë, po luan rregullisht dhe ka pasur peshë të madhe në titullin sensacional të kampionit që e fitoi Thuni. Menjëherë pas triumfit, Imeri i tha Blick: “Erdha për minuta dhe fitova shumë më tepër”.
Imeri, më shumë se “showman” Gjatë festës së titullit, një intervistë e shkurtër e nxori në pah edhe anën tjetër të tij. Imeri nuk është vetëm futbollisti me stil ekstravagant dhe me prirje për skenë, por edhe një njeri i afërt dhe me zemër të madhe. Kur