Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Stojkajt: Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Stojkajt: Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës Lajme Gazeta Express 11/05/2026 8:14 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë dega në Deçan, Rifat Stojkaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. “Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit.

Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Vdes në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan Topics: #haradinaj #ishte #vdekjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *