Qyteti i Ushuaias e mohon: Nuk lindi këtu Hantavirusi Lajme Gazeta Express 11/05/2026 10:04 Qyteti më jugor i Argjentinës, Ushuaia, i njohur si “Fundi i Botës” dhe një nga portat kryesore drejt Antarktidës, është përfshirë në një debat ndërkombëtar pas një shpërthimi infeksioni në anijen turistike MV Hondius. Anija, e cila nisi udhëtimin nga Ushuaia më 1 prill, më pas u ankorua në Tenerife të Ishujve Kanarie, ku nisi evakuimi i pasagjerëve. Në bord ndodheshin 114 pasagjerë dhe 61 anëtarë ekuipazhi nga 22 vende të ndryshme.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se infeksioni mund të ketë origjinën përpara nisjes së udhëtimit, por ende nuk ka një version përfundimtar. Autoritetet shëndetësore në Argjentinë, Kili dhe Uruguai po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e pasagjerëve për të identifikuar