Jason Statham dhe partnerja e tij, supermodelja Rosie Huntington-Whiteley, po ndërtojnë një rezidencë luksoze buzë detit me vlerë 25 milionë funte (rreth 29 milionë euro) në jug të Anglisë, pranë një plazhi të njohur për naturistët. Sipas raportimeve të Daily Mail, çifti ka blerë një pronë prej rreth 20 hektarësh, ku po ndërtohet një shtëpi moderne në stil brutalist me pesë dhoma gjumi, plazh privat, liqen për varka, pellg natyral për not dhe një shtëpi gjigante në pemë për dy fëmijët e tyre, Jack dhe Isabella. Projekti përfshin gjithashtu një palestër të madhe, pishinë të brendshme për stërvitje dhe një stallë kuajsh, për t’i mundësuar Rosie-t të rikthehet te pasioni i saj për kalërimin.
Aktori i “Fast & Furious” thuhet se ka paguar 20 milionë paund (rreth 23 milionë euro) për truall