Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar një rregullore të nivelit qendror për shërbyesit publikë, duke vlerësuar se ajo cenon kompetencat e komunave në procesin e rekrutimit të stafit në nivel lokal. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha për Ekonomia Online se kryetarët e komunave kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë rregullore, pasi sipas tij, procesi i rekrutimit për shërbyes publikë në nivel lokal po centralizohet nga niveli qendror. “Ne si asociacion kemi pranuar këto ditët e fundit reagime nga kryetarët e komunave sa i përket një rregulloreje nga niveli qendror për shërbyes publikë dhe angazhimin e tyre në sistemin publik të Republikës së Kosovës ku pothuajse i gjithë sistemi sa i përket procesit të rekrutimit për shërbyes publikë edhe në nivelin lokal do të bëh
AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit