Vdekja e papritur e drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Deçanit dhe sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në këtë komunë, Rifat Stojkaj, ka shkaktuar reagime të shumta nga figura politike dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin për humbjen e tij, duke e kujtuar Stojkajn si një anëtar të rëndësishëm të subjektit politik dhe një njeri të përkushtuar në punë. Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj “Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj.
Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite.