Mikel Arteta s’i ndalë lëvdatat për gjyqtarin: U tregua trim që ia anuloi golin West Hamit

Trajneri Mikel Arteta ka lavdëruar gjyqtarin Chris Kavanagh për vendimin “të guximshëm” që mori duke anuluar golin e vonshëm të West Hamit, në fitoren 1-0 të Arsenalit të dielën. Arsenali u shkëput me pesë pikë në krye të Ligës Premier pas triumfit minimal në “London Stadium”, ku Leandro Trossard shënoi golin vendimtar ndaj “Çekanëve”, të cilët po luftojnë për mbijetesë. Megjithatë, ndeshja solli dramë në minutat e fundit: Callum Wilson kishte menduar se kishte rrëmbyer barazimin në minutën e 95-të, por pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i, goli u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit David Raya nga Pablo, në momentin e krosimit nga këndi.

“Me siguri do ta kujtoj këtë ditë. E dinim që do të ishte një ditë e vështirë, ata po luftojnë për jetën e tyre, ndërsa ne po përpiqemi ta fitoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *