Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Lloqan. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 01:40, ku ishte e përfshirë një veturë me targa vendore. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal në skaj të saj.
“Nga hetimet fillestare dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj Si pasojë e aksidentit, Stojkaj ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërgu