Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se kanë mbetur vetëm 20 ditë deri në afatin që do të konfirmojë dështimin e Mickoskit për të përmbushur agjendën e reformave. Nga LSDM thonë se meqenëse nuk ka reforma, Hristijan Mickoski ka aktivizuar përsëri strategjinë e njohur të verbimit të qytetarëve për dështimin e tij dhe premtimet e pambajtura. “Së pari, duke forcuar qëllimisht marrëdhëniet me Bullgarinë, duke krijuar tensione dhe konflikte, në vend që të ndërtojë pozicione për përparimin e vendit.
Së dyti, një sulm ndaj LSDM-së dhe akuza e rreme se dikush tjetër është fajtor për dështimin e qeverisë për të zbatuar reformat”. “Mickoski pretendoi se opozita po pengon axhendën e reformave, vetëm për të pranuar më vonë se nuk ka nevojë për opozitën për reformat. Gjërat ja