Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka lënë pas një pasuri të vlerësuar në më shumë se 6.2 milionë dollarë (rreth 5.3 milionë euro), e cila pritet t’i kalojë vajzës së saj 11-vjeçare, Kaya. Këtë e bëjnë të ditur dokumentet e reja gjyqësore të publikuara nga mediat amerikane. Sipas dokumenteve, vlera e përgjithshme e pasurisë së aktores arrin në 6.232.119 dollarë (rreth 5.3 milionë euro).
Prej kësaj shume, rreth 5.2 milionë dollarë (4.4 milionë euro) përbëhen nga pasuria personale, ndërsa vlera e pronave të paluajtshme kap shifrën e mbi një milion dollarëve (rreth 850 mijë euro). Ish-i fejuari i saj dhe babai i vajzës, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, i është drejtuar gjykatës me kërkesën që këshilltarja financiare Melissa Moskal Bencivenga të emërohet administratore e pasurisë së akto