Komisioni Evropian prezantoi javën e kaluar një kredi prej 45 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën, në një kohë kur vendi po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore nga Rusia. Por, nga sigurohen fondet që Bashkimi Evropian po ndan për të ndihmuar Kievin? Propozimi i ekzekutivit të BE-së për një kredi shtesë synon ta ndihmojë Ukrainën të përballojë rritjen e deficitit buxhetor, të shkaktuar nga lufta.
Kjo çështje është kthyer në një nga temat kryesore të diskutimeve mes liderëve evropianë në samitin e kësaj jave. Në qendër të propozimit është një kredi prej 45 miliardë eurosh, e cila, sipas Brukselit, do të ndihmojë në mbulimin e një mungese financimi prej rreth 70 miliardë eurosh që pritet të ketë Ukraina në buxhetin e vitit 2027. Kjo mungesë lidhet kryesisht me shpenzimet e mëdha q