Vedat Muriqi sërish ishte heroi i Fenerbahces, këtë herë ndaj Shakhtar Donetsk. Ylli i Kosovës e realizoi golin e fitores, njëkohësisht i vetmi në ndeshje, me Fenerin që arkëtoi pikët e plota ndaj klubit ukrainas. Pas ndeshjes, Muriqi e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, kurse për UEFA-n tregoi se këtë do t’ia dhurojë gruas së tij, e cila ia kishte kërkuar këtë çmim më parë.
“Gruaja ime nuk merr vesh shumë nga futbolli, por që kur u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, ajo më pyeste: ‘Për çfarë është ky çmim?’. I thashë se u jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ajo m’u përgjigj: ‘Dua edhe unë një të tillë’”.
Match-winner Muriqi 🏆#UCL https://t.co/rtZJjXFS0A — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 25, 2026 “E dashura ime, kjo është për ty… Kështu që, po e marr kë