Tri fitore radhazi, Interi vazhdon marshimin në Champions

Tri fitore radhazi, Interi vazhdon marshimin në Champions Futboll Gazeta Express 25/11/2026 23:26 Interi ka regjistruar një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Stuttgartin me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu nuk e pati të lehtë përballjen me gjermanët, të cilët rezistuan për më shumë se një orë lojë, duke e mbajtur portën të paprekur. Megjithatë, në minutën e 57-të, Interi arriti të zhbllokonte rezultatin.

Petar Sucic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë epërsinë skuadrës italiane. Golin e sigurisë për vendasit e realizoi kapiteni Lautaro Martinez në minutën e 74-të. Argjentinasi, i cili ishte inkuadruar në pjesën e dytë, përfitoi nga asistimi i Federico Dimarcos për të vulosur fitoren 2:0.

K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *