Një nga temat që ka tërhequr më së shumti vëmendje pas publikimit të videolojës së shumëpritur GTA 6 është personazhi i Mandy-t, e cila që në kapitullin e parë të lojës përpiqet të joshë Jasonin dhe ta largojë vëmendjen e tij nga Lucia. Pamja e saj dhe format trupore kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa shumë lojtarë kanë vënë re ngjashmëri mes personazhit virtual dhe modeles amerikane Marissa DuBois. Kjo e fundit është bërë pjesë e diskutimeve në internet pasi fansat e lojës filluan ta krahasojnë me Mandy-n.
Ajo vetë reagoi ndaj këtyre pretendimeve, duke publikuar një video në platformën X, përmes së cilës la të kuptohej se mund të kishte marrë pjesë në skanimin e trupit për krijimin e personazhit. Megjithatë, në një intervistë për Unilad, modelja sqaroi se videoja ish